“Ka akoma ndjesi për ish-in”, Bashkimi refuzon Alvisën pas takimit romantik me Brunon (VIDEO)

Bruno dhe Alvisa zhvilluan takimin e radhës në “Për’puthen” dhe ajo që u vu re në takimin e tyre ishte afrimiteti. Gjë që u vu re më shumë në përfundim kur të dy u ulën në divan dhe ajo që i pasonte më pas ishin puthje, përqafime dhe prekje.

Ndër të tjera, Bruno nisi ta pyeste Alvisën se si i pëlqen puthjet, spontane apo me planifikim dhe ajo iu përgjigj se i dëshiron me planifikim.

Hyseni një nga konkurrentët në studio njëkohësisht dhe ish-i dashuri i Alvisës ka ndërhyrë dhe i ka thënë se puthja rrëmbehet, nuk kërkohet.

Ndërsa Hyseni ndërhyri duke thënë se ishte gënjeshtër dhe tregoi se kanë bashkëjetuar për 1 vit e gjysmë. Kjo nxiti reagimin e ashpër të Alvisës.

Kjo e fundit zgjodhi Bashkimin për takimin e rradhës, por mori papritur një refuzim ku Bashkimi tregoi se dyshon akoma se ka ndjeknja mes Alvises dhe ish të dashurit, Hysenit.

Alvisa nuk e priti mire kete refuzim duke u shprehur se nuk do të dal më asnjëherë me Bashkimin.


Shtuar 9.10.2021 12:18