Një ditë më parë, moderatorja e njohur, Roza Lati ka festuar ditëlindjen. Ajo ka vendosur që t’a festojnë me njerëzit më të afërt.
Nga postimet në rrjetet sociale, u vu re se Roza kishte zgjedhur një darkë private me disa të ftuar, ku të pranishëm ishin edhe ish-banorë të “Big Brother VIP3”.
Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta, ishin ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që festuan bashkë me moderatoren.
Ndërkohë Juli ka postuar një video, ku shfaqet me vajzën e ditëlindjes dhe e pyet se sa vjeç bëri dhe Lati duke qeshur i thotë ‘23’.
Pjesë nga biseda:
Juli: “Sot është dita e Rozës se ka ditëlindjen, sa vjeç bëre”?
Roza: “23 vjeçe”.
Juli: “23-vjeçe Roza sot, me sa vjet eksperiencë? Edhe 100 Roza”.
Roza: “Rrofsh o jetë”.
Nddërkohë, kujtojmë se Roza Lati, festoi dje 36-vjetorin e lindjes.