VIDEO / Ju prezantojmë me serialin që po përlot TikTok-un

“One Day” u kthye në fenomen që me publikimin vite më parë të filmit me protagoniste Ana Hathaway, por Netflix vendosi të prodhojë edhe një serial me 14 seri dhe njerëzit u surprizuan.

Protagonisë janë aktorja Ambika Mod dhe Leo Woodall, ndërsa seriali është krijuar bazuar në romanin e David Nicholls, ku trajtohet historia e 20-vjeçare e Emma Morley dhe Dexter Mayhew. Në serial Emma dhe Dexter prezantohen në 15 korrik të 1988-ës gjatë diplomimit në universitet dhe ditën pas saj ndahen nga njëri-tjetri, për t’u takuar në të njëjtën ditë 1 vit më vonë. Gjatë gjithë serialit, në çdo seri të re, Emma dhe Dexter plaken 1 vit dhe takohen në të njëjtën datë. Teksa premtojnë se do mbeten shokë, secili vazhdon jetën dhe lidhjet personale duke ndjekur rrjedhën e tyre deri në momentin kur ribashkohen të dashuruar pas shumë dështimesh romantike. Por fundi i serialit ka përlotur gjithë TikTok-un. Video virale të njerëzve që qajnë me ngashëmrim janë publikuar nën hashtagun #oneday, ndërsa shumica e opinioneve janë pozitive dhe komplimentojnë prodhimin dhe mënyrën se si është realizuar ky serial.

“Ky version i Emma-Dex është shumë natyral dhe i sinqertë”, shkruan dikush. “A mund të flasim për “One Day”. Nuk kam qarë kurrë kaq shumë në jetën time me një serial”, shkruan një tjetër.

“Ambika dhe Leo janë brilantë”, shkruan një tjetër përdorues i TikTok.

@gillianerin If u told me back in episode 1 that i would be crying at this scene in the finale.. I wouldn’t have believed u😂😭😭 #onedaynetflix #netflixseries ♬ original sound – gill


Shtuar 13.02.2024 19:36