Vivien Thano “trazoi rrjetin” disa ditë më parë, kur deklaroi se një nga arsyet përse ajo dhe reperi Getinjo i dhanë fund lidhjes, ishte pasi ky i fundit ishte i varuar nga kumari dhe bixhozi, deklaratë kjo që u bë “kryefjalë” e mediave rozë dhe po ashtu mori edhe një përgjigje nga vetë artisti. Kështu, Getinjo e pranoi varësinë e tij, por megjithatë bëri me dije se kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes, ndërsa publiku e ka besuar më tepër fjalën e tij.
E themi këtë, pasi janë të shumtë personat, sidomos fansa të reperit, që kanë nisur një “fushatë” sulmi dhe ofendimesh ndaj Vivien dhe pikërisht për këtë arsye, Getinjo është detyruar të bëjë një lutje së fundmi në Instagram-in e tij. Ai kërkon nga të gjithë që do mos e komentojnë më ish-lidhjen e tij dhe mbi të gjitha, të “lenë rehat” personin që ka qenë në marrëdhënie me të.
Po ashtu ai thotë se postimet e tij në rrjetet sociale, nuk duhet të intepretohen si “thumba” ndaj ish-partneres, teksa në deklaratën e plotë shprehet:
“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.
Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”
pas