Ju kujtohet? Shtatë muaj bashkë, Einxhel rikthen veprimin e parë të dashurisë nga DJ Dagz (FOTO LAJM)

Einxhel dhe Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të dashura për publikun. Vëmendja mbi ta është kaq e madhe.

Së fundmi, Einxhel ka publikuar një story në Instagram, ku na tregon për veprën e parë të dashurisë nga Dj Dagz.

“Einxhel, ji vetvetja”, shkruan Dagz.

Jo vetëm kaq por Einxhel u komentua gjatë edhe për një shtatzëni të mundshme. Mirëpo, ajo reagoi duke ironizuar lajmin e pavërtetë me anë të komedisë “14 vjeç dhëndër” duke postuar një sërë videosh në Instastory.

“Morali fabulës: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”, shkruante moderatorja.

Kujtojmë se së fundmi, Einxhel ka qenë e ftuar në programin “She/he’s on top”, ku ishte pjesë e jurisë.

Mirëpo, ajo nuk mund t’i shpëtonte ‘ngacmimeve’ të Ed Manushit, lidhur me lajmin e shtatzënisë.

Einxhel ishte mbuluar goxha dhe sidomos te pjesa e barkut me një tyl.

Manushi e pyeti lidhur me lajmet që po qarkullonin, mirëpo Einxhel iu shmang pyetjes lidhur me shtatzëninë më herët.

Edi Manushi: “Që kur ke dalë nga Big Brother nuk e di ça të ka gjetur. Kam filluar të mendoj që ato zërat e portaleve janë të vërteta se të shoh dhe të mbuluar.”

Einxhel: “Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën në Top Channel.”

Shtuar 2.08.2022 14:41