“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër”, reagon Noizy: Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore

Reperi i njohur shqiptar, Rigles Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, papritur ditën e shtunë është ndaluar në aeroportin e Zvicrës.

Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme, ku ka shkaktuar një situatë të tensionuar për të dhe fansat e tij.

Së fundmi, Noizy ka reaguar në rrjetin social Instagram, i cili ka kërkuar falje fansave për performancës së tij në Zvicër, duke shpjeguar se ky incident ka qenë një keqkuptimi I rëndë dhe një shpifjeje e pastër.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje.

Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve,” shkruan Noizy.


Shtuar 10.07.2025 19:55

Tags: ,