Gjatë mbrëmjes së djeshme, Gerta, Aldo dhe Jozi kanë folur lidhur me banorët dhe situatat brenda në shtëpi, ndërkohë që ka qenë ky i fundit i cili ka bërë një deklaratë të fortë për Gjestin.
“Po t’i hyj Gjestit, me këto fiksimet e ngacmimet e veta, për këtë natë, po s’e bëra për një javë të ikë me vrap, e bëj të qajë”, shprehet Jozi, duke lënë të kuptohet se mund ta vërë në presion psikologjik.
Më tej, Jozi shton se nuk do ta linte të flinte dhe të hante bukë. Në këtë moment, Gerta ndërhyn duke i thënë se Gjesti vetëm fle dhe nuk do t’i ndodhin ato gjëra, duke lënë të kuptohet se nuk e merr seriozisht deklaratën e Jozit.
“Pse flet budallallëqe kur nuk e bën këtë gjë?”, u shpreh ajo.
Megjithatë, këngëtari vijoi me kritikat ndaj të folurës së Gjestit, duke thënë se ai nuk di të shprehet.
Ky fragment i bisedës është shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta. Shumë ndjekës e kanë dënuar ashpër qasjen e Jozit ndaj Gjestit, duke e akuzuar për qëndrim të ashpër dhe të panevojshëm