Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Jozi ka bërë një bisedë me Aldon, ku ka bërë disa komente ofenduese ndaj Rozanës. Këto komente u dhanë mbrëmë gjatë spektaklit, ku këngëtarja ka reaguar e indinjuar nga fjalët poshtëruese të tij.
Pas prime-t duket se Jozi është bërë keq nga ai klip që u shfaq. Edhe pse pati një sqarim mes tij dhe Rozanës, ku ai i kërkoi falje dhe ajo e fali, Jozi nuk dukej mirë.
“Tregohu i fortë tani. Është gabim. Je akoma në kohë të tregosh vlerat e tua. Nuk dua të të shikoj kështu. Nuk e kisha imagjinuar të rrija në këtë situatë, ndodhi, është gabim, e kuptoj”.
Ndërkohë në një moment Jozi fillon t’i bie dollapit me grushte dhe Loredana shprehet:
“Mos bëj kështu, të lutem mos bëj kështu. Joz, Joz”.