Jo vetëm që u bë moderator i “Përputhen”, por Donaldi imitoi Borën me deklaratën e saj të famshme (VIDEO)

Mesa duket çështja Bora-Donald u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes.

Donaldi ka improvizuar një skenë të “Përputhen” me Capital T dhe tre vajza konkurrente.

“Loja me tre vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe djali mendoj se gjithmonë do dalë i humbur në fund, do t’i humbasë të dyja…të treja në këtë rast”- është shprehur ai.

Por ajo çfarë bëri përshtypje ishte fakti se këto janë fjalë të thëna nga vetë Bora në të njëjtën skenë. Asokohe Donaldi ndodhej akoma brënda në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe vazhdonte lidhjen me Beatrixën. Në momentin e kësaj deklarate nga Bora shumë veta menduan se ishte një mesazh për Donaldin dhe situatën e krijuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)


Por ky rikrijim pas disa kohësh na bën të mendojmë nëse kemi të bëjmë me një dedikim tjetër kësaj here nga ana e Donaldit. Pas daljes nga emisioni, Donaldi i dha fund lidhjes me Trixën dhe që atëherë ka patur plot aludime por edhe prova qe ai është rikthyer me Borën.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur për rikthimin në krahët e njëri tjetrit por tashmë dihet se ata janë bashkë. Pas eventit të Valdrin Sahitit në Kosovë dyshja janë parë disa herë së bashku. Foto e publikuara tregonin çiftin së bashku duke bërë pazar në outletin Seravalle në Genova.


Shtuar 18.06.2022 11:29