Gold Ag u bë baba për herë të parë, para dy vjetësh. Djali i tij, Guerili erdhi në jetë më 28 nëntor. Babai i tij nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, duke shtuar edhe faktin që ka lindur në një ditë kaq të rëndësishme për shqiptarët.
“Urime ditëlindjen shpirti i babit, jetofsh sa vet Shqipnia GUERIL”, ka shkruar Gold Ag në “Instagram”, krahas fotos së djalit të tij. Kujtojmë se në shtator të këtij viti, Gold Ag u bë baba për herë të dytë, një vëlla për Guerilin, pagëzuar me emrin Front.
View this post on Instagram