Jeta luksoze e Loredanës, publikon foton me mijëra franga

Reperja Loredana Zefi ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet me një shumë të madhe parash brenda një makine.

Rep-artistja Loredana Zefi njihet për jetën e saj luksoze dhe në krahasim me disa artiste të tjera Lori ka një stil pak më të veçantë.

Loredana është përfolur shumë edhe përsa i përket jetës personale. Lidhja që ajo ka pasur me reperin Mozzik ka qenë temë diskutimi në mediat rozë.

 
Nga ajo lidhje Mozzik dhe Loredana kanë një vajzë të quajtur Hana.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Loredana mbetet bashkëpunimi me reperin Noizy. “Heart attack” është publikuar më 17 qershor të këtij viti dhe deri tani ka arritur mbi 30 milionë klikime në Youtube.


Shtuar 10.09.2022 12:38