Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez po përballet me padi për shkelje të të drejtave të autorit, pasi ka postuar disa foto të saj në rrjetet sociale pa përmendur autorët të cilët kanë realizuar fotot dhe eventin.
Rasti ka të bëjë me imazhet që ajo postoi nga paraqitja e saj në mbrëmje në festën e Amazon MGM Studios dhe Vanity Fair në Hollywood, pak para ceremonisë së Golden Globes në janar.
Dy paditësit kërkojnë dëmshpërblim deri në 150,000 dollarë për foto. Imazhet tregojnë Lopez të veshur me një fustan të bardhë jashtë festës në hotelin Chateau Marmont. Ajo i postoi ato në Instagram me mbishkrimin “GG Weekend Glamour.
“Përdorimi i paautorizuar i fotove nga Lopez është i natyrës komerciale, për qëllime vetëpromovimi .Për shembull, Lopez i përdori imazhet për të nxjerrë në pah stilisten e veshjeve dhe bizhuterive të saj, duke shfrytëzuar publicitetin e eventit për të promovuar bashkëpunimet e saj me industrinë e modës ”, thuhet në padi.