“Jeni të tre beqarë”, Olsa i përgjigjet komentit viral dhe mendon se është mallkim (FOTO LAM)

Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Open”, nën moderimin e Eni Vasilit dhe nuk i shpëtoi një ngacmimi nga Eriona Rusi, e cila i bëri pyetjen që ja bëjnë të gjithë.

“Ka një kuriozitet të madh, keni përputhur dynjanë! Jeni të tre beqarë?! A do të kemi përputhje për ju të 3 këtë 2022”, pyeti Erjona.

“Kam përshtypjen Erjona se ky është mallkimi mund ta quaj, i të gjithë atyre që bëjnë “Për’puthen”. Nuk përputhen vetë derisa të përputhin gjithë dynjanë”, tha ajo duke qeshur.

Kështuqë nuk pritet ndonjë përputhje nga figurat e njohura të pasdites në Top Channel.


Shtuar 4.01.2022 11:15