“Jemi të dy shumë më të dobët…”- Arbana Osmani flet për Ledion Liçon, moderatorja zbulon dhe këshillën e vyer për një karrierë të suksesshme

Në një pyetje-përgjigje në Instagram, Arbana Osmani ka folur për shumë detaje të jetës së saj, si personale ashtu dhe profesionale.

Arbana është pyetur në lidhje me Ledion Liçon, ku një fans i kërkon një foto të tyren bashkë.

Moderatorja e poston duke shkruar: “E kemi shumë të bukur atë që nxjerrin portalet se jemi të dy shumë më të dobët se fotot aktuale”.

Ndërsa pyetjet në lidhje me Big Brother duket se janë të shumta për moderatoren.

Arbana u pyet dhe në lidhje me karrierën e saj, se cila ka qenë këshilla më e vyer që ka marrë për të qenë e suksesshme.

“’Lexo, lexo, lexo, sa më shumë që të mundesh’. Ma ka shkruar në një letër kur kam qenë 13 vjeç, një njeri që atëherë e vlerësoja shumë dhe që me siguri sot as e mban mend që ma ka dhënë”, shkruan moderatorja.