“Je arsyeja e fitores”/Meritoni feston ditëlindjen, urimi special i Ilnisës

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen. Banori i “Big Brother Vip Albania” është uruar nga banorët dhe familjarët, që kanë postuar urimet e tyre në rrjetet sociale, pasi moderatori ndodhet brenda shtëpisë së njohur duke vijuar eksperiencën që i zgjati më shumë se 100 ditë.

Mes urimeve ishte dhe ai i Ilnisa Agollit, partneres së tij që njohu gjatë “BBV”.

“Gezuar ditelindjen Meritoni im. Je arsyeja e FITORES time”- shkruan Ilnisa në një foto të publikuar në “instastory”.

Meritoni ka lindur në Gjermani në 23 maj të vitit 1995. Prej moshës 9-17 vjeç është angazhuar me sporte të ndryshme si box dhe futboll. Ndërsa në moshen 17 vjeçare ka nisur punën si gazetar dhe reporter terreni.

Sot ai është finalist i “Big Brother Vip Albania 3”, bashkë me Romeon, Jul Dedën, Heidi Baci dhe Egla Cenon.


Shtuar 23.05.2024 11:48