Regjisori i njohur, Eduart Grishaj, i ftuar sot në emisionin ‘Wake Up’ foli në lidhje me edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP’.
Grishaj u shpreh se moderatorja e njohur, Ori Nebijaj do të jetë pjesë e ‘BB VIP2’, por nuk dihet nëse ishte shaka nga ana e tij apo e vërtetë.
Pjesë nga intervista:
Ori: Keni menduar për VIP-at e Big Brother VIP 2?
Eduarti: Po, kam edhe një emër, Ori Nebijaj, ke edhe një detyrë t’i mbushësh mendjen Islit të jeni të dy.
Ori: Po do na bëni të puthemi aty (i shkel syrin Islit).
Më pas Grishaj u shpreh se ata do të bëjnë disa pushime me mbylljen e suksesshme të “Big Brother VIP”, i cili u kthye në spektaklin më të ndjekur në vend.
Për katër muaj e gjysmë të gjithë panë çdo anë të VIP-ave shqiptarë 24 orë në 24, që asnjëherë nuk do arrihej të shihej përmes rrjeteve sociale. Një eksperiencë e paharruar për ta, të cilët u futën VIP-a dhe u kthyen në super VIP-a.
Kujtojmë se Ori Nebiaj dhe Isli jane lakuar gjithmone ne mediat roze si çift edhe pse nuk e kane pranuar kurre.