Megjithëse është pjesë e ekranit prej 25-vjetësh, ish-Miss Albania ‘95, Hygerta Sako, është treguar gjithmonë e kujdesshme kur është fjala për ta ndarë me publikun jetën e saj private. Jo më kot edhe intervistat nëpër media i ka mjaft të rralla
Ajo vihet shpesh herë në qendër të vëmendjes së medias për jetën e saj personale. Megjithëse mundohet që të jetë e rezervuar, Hygerta Sako ka ndarë rrallë e përmallë foto të vajzës së saj e cila tashmë është rritur dhe për pak muaj bëhet 16 vjeç.
Nëse e mbani mend të vogël, Anais tashmë ka filluar të marrë hijen e një zonjushe e madje është bërë shoqja më e mirë e mamit saqë ndërrojnë edhe rrobat bashkë, siç tregon vetë Hygerta në foton e mëposhtëme.
Anais është fryt i dashurisë së moderatores dhe ish-bashkëshortit të saj Artur Aligjoni, menaxher i një prej club-eve më të njohura në zonën e ish-Bllokut./albeu.com/