“Jam fansja jote më e madhe”, Klea i bën dedikimin e ëmbël për ditëlindje Elgitit: Fuqia dhe dobësia ime…

Sot është një ditë e veçantë për Elgit Dodën, kjo pasi feston ditëlindjen. E sigurisht, urimin më të bukur e ka marrë nga partnerja e tij, Klea Huta. Kjo e fundit ka postuar një foto në InstaStory ku shihet me Elgitin dhe krahas shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen producenti im i çmuar. Jam suportuesja jote më e madhe, fansja jote më e madhe, fuqia & dobësia jote. Jam mikesha jote më e mirë përjetë. Elgit Doda, me u plak me ty Zotit ja kërkoj. Të du’ sa botën“, shkruan ajo.

Së fundmi qarkullon lajmi në rrjet se Klea Huta është shtatzënë. Shkak për këto dyshime u bë dalja e saj e fundit në premierën e filmit “5 herë jo”. Në një video virale, Klea shihej pak me barkun e fryrë, duke bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo është në pritje të ëmbël.


Shtuar 16.12.2023 11:13