“Ja në ç’gjendje janë sytë”/ Pas daljes nga ‘BBV’ reagon për herë të parë Heidi (VIDEO)

Heidi Baci, u rendit e katërta në finalen e madhe të “BBV3”. Që prej daljes së saj nga formati nuk kemi patur një reagim prej saj, deri pak momente më herët teksa nëpërmjet një video në rrjete sociale ka shprehur falenderimet e saj për gjithë mbështetjen që ka marrë prej publikut.

Në “After Party-n” e mbrëmshëm ajo ishte prezente mirëpo çfarë ra në sy nga paraqitja e saj ishin syzet të cilat nuk i hoqi për asnjë moment.

Për këtë ajo ka folur dhe në reagimin e sotëm, teksa shprehet se kjo ka qenë dhe arsyeja pse ajo nuk ka patur një reagim më herët madje gjatë videos tregon problemin shëndetësor që ka momentalisht në sy.

 


Shtuar 28.05.2024 18:10