Ja cila është surpriza e Bardhit për 14-shkurt

Bardhi një këngëtar tepër i njohur për publikun shqiptar, së fundmi është kthyer një ndër personazhet kryesore të edicionit të ‘BBV3’.

Ai ka krijuar një marrëdhënie me Sarën ku momentalisht janë kthyer një prej çifteve më të komentuar për publikun.

Dhe pse ai është brenda shtëpisë, projektet e tij muzikore nuk kanë të ndalur jashtë, ku pasditen e sotme ai ka lancuar projektin e tij më të ri ‘Tradhtare’.

Rikujtojmë që ky është i dyti projekt i tij i lancuar përgjatë kohës që ai është konkurrent në formatin më të ndjekur ‘BBV3’.


Shtuar 14.02.2024 19:50