Iu zbulua nusja kur kërkonte dashurinë në ekran, ish-konkurrenti i “Përputhen” bëhet baba (FOTO LAJM)

Nëse e mbani mend, Lulzim Jashari ishte një ndër meshkujt pjesëmarrës të sezonit të parë të “Për’puthen”, i cili më pas u pa dhe në një format të ngjashëm në Kosovë, në “It’s my love”.

Pak kohë më parë ish-konkurrenti ka plasur ‘’bombën’’ duke zbuluar se prej 2 vitesh është në lidhje dashurie dhe prej 7 muajsh janë në pritje të fëmijës së parë. Ky lajm u bë i ditur në emsionin “n’Kosovë show”, ku bashkëshortja e tij u fut në studio dhe surprizoi të gjithë publikun mbarë.

Pak minuta më parë Lulzimi ka dhënë vetë lajmin e ëmbël të ardhjes në jetë të vajzës së tij.

“Mirë se erdhe në jetë qika jem”, shkruan ai krah fotos me vogëlushen e sapo linfur./albeu.com/


Shtuar 26.09.2021 15:36