E kemi parë shpesh që ndodh në portalet anonime në Shqipëri, ku shpallin të vdekur personazhet e njohur për të marrë klikime, por duket se nga ky “virus” janë infektuar dhe mediat italiane.
Në mediat përtej Adriatikut dy ditët e fundit fatkeqësisht qarkulloi lajmi se ka ndërruar jetë balerini shqiptar Kledi Kadiu. Ky i fundit është detyruar të reagojë në rrjetet sociale edhe të mohojë lajmet.
Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.
“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.
Më vonë balerini i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe miqtë e tij që është shumë mirë.
“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.
Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet Kledi Kadiu.