“Ishte vetëm 65-vjeçe”, Agron Llakaj kujton motrën e ndjerë, ka një thirrje për të gjithë (VIDEO)

Pandemia Covid 19 do të kujtohet nga të gjithë me shumë trishtim në zemër, pasi gjithkush humbi një të afërm, një mik apo një të njohur.

Edhe aktori Agron Llakaj humbi motrën e tij.

Së fundmi ai ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale ku shprehet:

“Të dashur miq por jo vetëm, ju falënderoj nga zemra për të gjitha mesazhet e ngushëllimit më rastin e largimit nga jetë te motrës time të shtrenjtë, Fatbardhës.

Ishte vetëm 65-vjeçe i bëri të dyja vaksinat por zoti na e mori është “covid-i”i pabesë bashkë me falënderimin më lejoni t’ju them kini kujdes ruani vetën dhe njerëzit tuaj është me të vërtete vrasës i rrezikshëm dhe i vërtetë.

Zoti ju ruajt paçi shëndet dhe bekime në familjet tuaja, mirënjohje dhe respekt!“- shprehet në video aktori, Agron Llakaj.


Shtuar 1.11.2023 17:21