“Ishin gjuhët afrikane, por jo e jona”. Ambasadorja e Kombit: Gjuha shqipe në katedrën zvicerane

Një histori personale suksesi u nda ditën e sotme për shikuesin e ‘Abc e Pasdites’ ku e ftuar në studio ishte ‘Ambasadorja e Kombit’, pedagogia dhe krijuesja e katedrës së parë shqipe në Zvicër, Lolita Poda Jorkieëitz.

Pedagogia në vitin 1991 le Shqipërinë për Zvicrën, aty ku realizoi dhe misionin kryesor. Sipas saj, ideja për të ndërtuar një kurikul mbi studimin e gjuhës sonë erdhi si pasojë e mugesës në vendin europian. Lolita shprehu se paragjykimi e shoqëronte në fillimet e saj si student, por edhe më pas në mësimdhënie.

“Më bëri përshtypje që në asnjë universitet të Zvicrës nuk jepej gjuha shqipe, ndërsa të gjitha gjuhët e tjera mund t’I gjeje, si psh dialektet afrikane. Në Zvicër jetojnë mbi 300.000 shqiptarë. E hapëm në vitin 1997, edhe sot është e hapur. Në mometi që të pyesin nga vjen dhe i thua nga Shqipëria, pyetja e rradhës ishte ‘Ku është Shqipëria, në cili kontinent ndodhet?’ u dukesha atyre shumë ekzotike. Zvicra është vetëm 1 orë e gjysëm larg. “ – tha ish pedagogia e gjuhes gjermane dhe shqipe.

Por përtej arritjeve personale, Lolita na zbuloi edhe mbi personalen e saj. Pas 26 vitesh karrierë dhe suksesi në Zvicër, Lolita sëbashku me bashkëshortin e saj gjerman vendosin të shpërngulen në Sarandë, kjo si pasojë e dashurisë së madhe të bashkëshortit për tokën tonë. Poda na tregon se gjatë njohjes bashkëshorti kishte paragjykime mbi shqiptarët, por sot ai nuk e mendon një jetë në një vend tjetër.

“Fakti që vendosëm të vinim në Sarandë është meritë e bashkëshortit. Në vitin 2006 ai vjen për herë të parë në Shqipëri, vizituam edhe Sarandën, bëm një tour. E pa Sarandën dhe tha, kur unë të mos punoj më do të vijë të jetoj këtu. Unë e mora për shaka. Në 2009 më thotë që do të shpërngulemi dhe na u deshën 9 vite që të planifikonim çdo gjë. Ai nuk më vjen as në Tiranë, aq shumë e do Sarandën. Pas 3-4 orësh thotë më merr malli për Sarandën, nuk e largon askush nga Shqipëria.” , u shpreh ajo./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 19:46