“Isha një nerd”, stilisti i njohur çudit studion në “Cherry on Top” me deklaratën e tij: Në fëmijëri, rrija vetëm brenda dhe lexoja libra

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti, ka qenë i ftuari i parë i emisionit më të ri në Top Channel, “Cherry on Top” me moderatoren Bora Zemani që do të transmetohet çdo të premte.

Në një rrëfim ndryshe për jetën e tij, stilisti foli për periudhën e fëmijërisë dhe më tej për rrugëtimin drejt botës së modës.

Valdrin Sahiti tha se deri në përfundim të gjimnazit, profili i tij ka qenë totalisht ndryshe nga ai i sotmi, duke treguar sesi gjatë fëmijërisë ndryshe nga fëmijët e tjerë, rrinte më shumë duke lexuar libra sesa duke luajtur.

“Isha një “nerd”. Unë deri në vitin e dytë apo tretë të shkollës së mesme, kam qenë gjithmonë djali i mamit që nuk lejohesha të dilja jashtë të luaja apo të bëhesha me baltë, i cili duhet të lexoja libra. Në atë kohë më pëlqente shumë të lexoja libra të ndryshme. Kur të gjithë luanin video-lojëra unë nuk e bëja kurrë këtë. Pasi kaloi viti i dytë i shkollës së mesme pashë një palumturi me veten time se asnjë notë e shkqlqyer nuk më bëri të lumtur”– tha Valdrini.

Duke e konsideruar shkollën një detyrim që duhet përmbushur me sukses, stilisti tha se në jetën e tij private është tepër selektiv për personat që mban afër.

“Ky që jam tani. Rrethi pasarelave, është rreth profesional por unë brenda jetës personale jam shumë selektiv në rrethin e ngushtë, pak e saktë. Kur mbërrin në një moment të jetës e sheh se koha është më e shtrenjtë se çdo brand veshjesh”– u shpreh stilisti.

 


Shtuar 5.04.2024 21:24