Ish-konkurrentët e “Përputhen” Xhesiana Zahoaliaj dhe Albi Buzali i japin fund beqarisë

Xhesiana Zahoaliaj dhe Albi Buzali, dy ish-konkurrentë e “Përputhen”, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Lajmi është bërë publik nga vetë çifti, të cilët kanë ndarë me ndjekësit momente nga fejesa përmes disa fotove në rrjetet sociale. Në fotot e publikuara Xhesiana shkëlqen e veshur me një fustan të bardhë dhe elegant, duke u shfaqur më e mrekullueshme se kurrë më parë.

Postimi i tyre në Instagram ka marrë mijëra pëlqime dhe komente urimi nga ndjekësit, të cilët i kanë përgëzuar për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Kujtojmë se çifti është njohur gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Përputhen”, ku dolën çiftë nga programi dhe që prej atëherë e kanë vazhduar lidhjen e tyre jashtë kamerave.


Shtuar 2.09.2025 16:22