Ish i dashuri mund të bëhet shoku më i mirë, kështu thotë Semi Jaupaj për Bojken Lakon (FOTO LAJM)

Bojken Lako feston ditën e lindjes dhe urimet për të nga miq, koleg e fansa kanë qenë të shumta. Ama mbi të gjithë ra në sy ai i Semi Jaupajt e cila shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë”.

Vetëm pak javë më parë, këngëtarja zbuloi në “Kënga Magjike” që Bojken është një mik i mirë i saj, duke lënë të kuptohet që raporti disavjeçar dashuror i tyre ka marrë fund. Ama ata janë shembulli më i mirë që raportet mund të ruhen edhe pas ndarjes dhe shoqeria e mirë mund të zgjasë.


Shtuar 26.05.2021 10:02