Ish-çifti Meta-Kryemadhi shijon jetën pas divorcit, ndërsa SPAK vijon hetimet

Nën ritmet e muzikës, me një kafe në dorë dhe duke shëtitur nëpër Tiranë me makinën e saj luksoze, ka zgjedhur që ta kalojë këtë të diel Monika Kryemadhi.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Kryemadhi duket se po kalon një periudhë të bukur, ku copëza të aktiviteteve i ndan në rrjetet sociale me ndjekësit e saj të shumtë.

@monika.kryemadhi It’s a good morning se Tirana eshte bosh😉 #tiktok #viralvideo #viraltiktok #tiktokalbania #tiran #albania ♬ original sound – Monika Kryemadhi

Pak ditë më parë ajo u pa nën shoqërinë e kushërirës së saj, këngëtares së njohur, Bebe Rexha.

Teksa nga ana tjetër ish- bashkëshorti, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon edhe aktivitetin e tij politik, e po ashtu edhe atë fizik, duke shijuar natyrën e duke bërë hedhje në lumenj e dete.

Çifti, pas shpalljes zyrtarisht të divorcit, shfaqen në rrjetet sociale të qetë e me energji për jetën, ndërsa nga ana tjetër SPAK vijon hetimet pasurore të të dyve. /tch/


Shtuar 4.08.2024 19:22