U u bë virale në Tik Tok, Monika Kryemadhi ia merr valles dhe te “Kosherja” (VIDEO)

Këtë të diel, emisioni më i ri i humorit, “Kosherja” solli në skenë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, por në një version krejt ndryshe. Videoja që u bë virale në Tik Tok e Kryemadhit dhe blogerit Olti Curri, në të cilën shihen duke kërcyer dhe imituar një personazh të njohur turk ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të Kosheres.

Aktorët e mirënjohur Erinda Demo në rolin e Kryemadhit dhe Gjergj Mena në rolin e blogerit Curri sollën për të gjithë teleshikuesit e spektalit të humorit një tjetër version të videos që u bë virale. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.


Shtuar 21.03.2021 21:45