Sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka qenë një prej mikeshave të mbretëreshës së valles shqiptare Lili Cingu, ndarë nga jeta ditën e djeshme më 5 shkurt 2024.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Inva, nuk harron takimet me Lili Cingun, jo vetëm vitet e fundit, por që në fillimet e karrierës së saj artisitike.
“Sa kujtime me artisten e madhe. Lili ka qenë për mua një nga figurat femërore më të spikatura nga e cila mora modelin e femrës dhe artistes së përkryer. Ajo ishte model, të gjithë donim ti ngjanim asaj në elegancë, në mirësi. Kur kalonte Lili në rrugë nuk kishte kokë që nuk kthehej, i madh dhe i vogël. Ajo ishte etalon i hijeshisë se ishte përtej të bukurës. Ndërsa kur Lili dilte në skenë çdo gjë transformohej në magji dhe koha ndalej për të shijuar lëvizjet e saj që nuk donim të mbaronin kurrë.
Lili Cingu krijoj epokën e saj dhe mbeti e përveçme në përjetësi. Faleminderit Mike!” shkruan Inva Mula.