Ilnisa përplaset me Ledjonën dhe e prek në fytyrë:Mos e përmend mamin tim!

Pas një ‘Prime’ të gjatë me plot dinamika ngjarjesh, surpriza, dhe debate pasdiskutim, banorët kanë shkuar për të pushuar në dhomën e gjumit.

Por siç duket nuk kanë gjetur qetësi ku po aty kanë filluar debate të ashpra mes shumë prej banorëve.

Ka qenë Ledjona dhe Ilnisa, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën orët e para të mëngjesit, ku Ilnisa është afruar dhe e ka prekur dy herë në fytyrë Ledjonën.

‘Po e përmende më mamin tim, bashkë do të flasim ndryshe. Bukuroshe e Julit.’- është shprehur Ilnisa tepër e tensionuar.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 24.03.2024 09:52