Donald Veshaj nuk arriti të merrte fitoren e “Big Brother VIP”. Çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e mori Ilir Shaqiri ndërsa Donaldi si finalist mori 10 mijë euro. Pas daljes nga shtëpia e famshme, aktori i humorit sfidoi Ilirin t’i bashkohej nismës së tij për të ndërtuar katër shtëpi, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë.
Iliri ka reaguar pas disa ditësh duke thënë se nuk planifikon t’i bashkohet në këtë iniciativë, por ka në plan të ndërtojë një akademi në Tiranë, që ofron bursa falas. Këtë koment, balerini i famshëm e ka bërë gjatë një interviste që ka dhënë për emisionin “Shqipëria Live”.
“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia uroj Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi dikur do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj se secili e bën në mënyrën e vet, ka kush ngreh tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë.
Iliri preferon të mbush shpirtin me art, qëllimi im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talent të kenë mundësinë për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali. Dua t’i sjell këtu. Ky është një projekt i gjatë ndërkohë që po përgatitet një surprizë për ata që kanë më shumë nevojë”, ka thënë Iliri.