“Ika në Angli me kamion”, Young Zerka rrëfen periudhën e vështirë të jetës!

Young Zerka në një intervistë me fëmijët “Në kurthin e Piter Pan” ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij.

Këngëtari ka treguar se para se të bëhej këngëtar, merrej me futboll.

Më pas ai rrëfeu historinë e largimit drejt Anglisë në moshën 12-vjeçare me kamion.

“Para se të bëhesha muzikant, luaja futboll dhe ekipi im i futbollit në Korçë zhvilloi një kampionat në Holandë. Nga Holanda në Belgjikë…Kur ishim atje ia mbathëm vrapit dhe ikëm! Kam qenë më i vogli se kam pasur dhe vëllain te i njëjti ekip, te “Young Boys”, diku te 12 vjeç. Kam qëndruar një vit në Belgjikë, pastaj si gjithë shqiptarët ika në Angli me kamion. I fshehur pa bërë asnjë lloj zhurme, se kisha hall se më dëgjonte xhaxhi polici. Më merrte shumë malli për mamin dhe babin. Në momentin që shkova atje, gjeta dy prindër të tjerë që ishin me prejardhje nga Xhamajka. Më rritën mua”, tha Young Zerka.


Shtuar 7.05.2024 13:01