“I refuzova veshjet për gratë shtatzëna”, Rihanna thotë se theu tabu me stilin e saj!

Rihanna ka thënë së fundmi se rikthimi te veshjet plot stil në daljet e saj në publik pas dy shtatzënive ka sjellë një rizbulim personal për të. Këngëtarja tha se nisi të ndihej shumë rehat me pizhame e tuta pas lindjes së djalit të dytë.

Ajo ka dy djem me reperin A$AP Rocky, RZA Athelaston Mayers që erdhi në jetë në 2022 dhe Riot Rose Mayers që lindi në 2023.

“Me shtatzëninë e parë, ndihesha sikur mund të vishja taka gjithë kohën. Por në shtatzëninë e dytë, ke një fëmijë të vogël, një bark të fryrë, është dimër,  ke pallto, një çantë fëmijësh. Thua: taka? Ndoshta jo. Prandaj u bëra pak më krijuese me stilin e rehatisë. Më pas isha shumë rehat pasi linda të dytin dhe vishja robdeshambër, pizhama, tuta. Tani po luaj sërish. Tani po argëtohem me veshjet e mia”, u shpreh ajo për BBC-në.

Gjatë shtatzënive, Rihanna u quajt një ikonë pasi rishkroi rregullat e modës duke refuzuar të vishte rroba të zakonshme për gratë shtatzëna.

“Refuzova vërtet të blija veshje për gra shtatzëna.Thashë që çfarëdo të më bëjë, do të funksionojë. Kjo më bëri të sfidoja veten që të tregohesha më e zgjuar me stilin tim”, theksoi ajo.


Shtuar 19.04.2024 16:53