I ngacmoi publikisht Mark Frrokun, Rudina Dembacaj i kthehet ndjekëses (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një prej çifteve më të pëlqyer për publikun shqiptar. Kjo pasi aktorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht momente të tyre.

Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku një ndër ta i ka shprehur pëlqimin për Markun.

“Atë Markun fiksim e kam, e kam parë te Cormeum si shpirt ishte. Po ishe ti aty, nuk iu afrova”, i ka shkruar ndjekësja.

“Qenke e zgjuar”, i ka replikuar Rudina, duke nënkuptuar që ka bërë mirë që nuk i është afruar.


Shtuar 19.08.2021 09:47