I komentoi foton, “tërbohet” Sindi Loci, i kthehet me mallkime ndjekëses: Të vdektë fëmija (FOTO LAJM)

Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’Puthen”. Shpesh herë ajo ka dalë në deklarata të ndryshme ku është shprehur se në emision nuk është ndjerë mirë nga ana emocionale. Por fama e arritur nga programi e ka bërë Sindin shënjestër të komenteve nga publiku.

Ajo poston shpesh në profilin e saj në“Instagram” fotografi ku shfaqet shumë seksi dhe provokuese, ku nuk mungojnë as komentet dhe kritikat e ndjekësve. E një gjë e tillë ka ndodhur edhe me postimin e fundit të Sindit.

Ajo shfaqet e veshur me një palë pantallona dhe një palë reçipeta. Krahas fotos Sindi ka shkruar: “Megalluks, kriminele”

Por ka edhe shumë fansa që e kanë kritikuar për veshjen dhe ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë ka vendosur që t’u përgjigjet paksa ashpër.

“Të raft pika ty ishalla se le nam aguridhe ngele ti”, i ka shkruar një ndjekëse, të cilës Sindi i është kthyer me një mallkim: “Qyqja mi, t’vdekt fëmija mi se mjerë ai ça none negative paska… Robi në punë të vet, vjen edhe të mallko ti, hej Zot”, shkruan Loci.

Një tjetër më pas i kthehet ish-konkurrentes së “Për’puthen”: “Ç’ke me fëmijën o debile femër” dhe Sindi i kundërpërgjigjet: “Pse mi unë s’jam fëmija i dikujt. Ça robsh jeni”.

 

 


Shtuar 14.12.2022 09:44