Filmi i parë i aktores Jessica Alba në katër vjet nuk është pritur edhe aq mirë.
Ajo mori një pauzë nga Hollywood-i vitet e fundit, me filmin e saj të fundit “Killers Anonymous” i vitit 2019. Filmi i saj më i ri “Trigger Warning” u shfaq në Netflix më 21 qershor, ku aktorja luan rolin e komandos së Forcave Speciale Parker. Përmbledhja e tij thotë: “Një komando e forcave speciale kthehet në qytetin e saj pas vdekjes së papritur të babait të saj, vetëm për t’u përplasur me një bandë të dhunshme”.
Komentet për filmin nuk kanë qenë edhe aq pozitive. “Trigger Warning”, një film i ri i Netflix me Jessica Alba duhet të ketë një nga shkrimet më të këqija të skenarit”-shkroi një person në X. Një tjetër tha: “Kam parë filmin “Trigger Warning” në Netflix. Është i tmerrshëm.” Më zuri gjumi duke parë këtë”-vazhdoi një tjetër.
Që nga fillimet e saj në televizion dhe në film si adoleshente e deri te suksesi i saj mahnitës si biznesmene Jessica Alba është bërë një model për sipërmarrësit aspirantë. Ajo jo vetëm që njihet për performancat e saj mahnitëse në ekran, por vlera e pasurisë së saj neto, e vlerësuar në mbi 390 milionë dollarë, e vendos atë ndër individët më të pasur.
Rrugëtimi i Jessica Marie Alba drejt suksesit filloi që në moshë të re, me paraqitjet e saj të para televizive dhe filmike vetëm në moshën 13-vjeçare. Momenti i saj i shpërthimit erdhi në moshën 19-vjeçare kur mori rolin kryesor në serialin televiziv Dark Angel (2000-2002), duke i dhënë asaj një nominim për Golden Globe.