Pas shumë kohësh në arrati ka rënë në prangat e policisë greke biznesmni rumun Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini.
Dragos Savulescu i dënuar me 5.5 vite burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani, është vënë në pranga teksa shijonte jetën e luksit në Greqi, në Mykonos dhe duket se ajo që i bëri ‘gropën’ ishte vetë Angela.
Të lidhura
None found
Modelja postoi në rrjete sociale një foto të tyre ku po drekonin së bashku më shoqërinë ndërsa pak më von, një mikeshë e tij e postoi Dragoș Savulescu-në në ‘Instagram’ ku shkroi edhe vendndodhjen ku po qëndronin, në një restorant lukosz në Mills.

Kjo mund të ketë qenë një indicie, nëpërmjet të cilës është zbuluar vendi i ndodhjes së të arratisurit dhe kështu policia kabërë arretsimin e tij.
Savulescu është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani dhe përfshin përvetësimin e parave publike. Dragoș Savulescu, i cili në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea, ish-president i Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
