Hyrja e Hysenit në “Përputhen” ishte mjaft e bujshme pasi prezantimi i parë ishte si ish i dashuri i Alvisës. Për sa kohë ishte pjesë e emisionit pati përballje nga më të ndryshmet me Alvisën dhe debate për lidhjen e tyre të përfunduar.
Por nuk ishte Alvisa arsyeja e largimit nga emisioni. Hyseni la programit pas sherrin me Brunon. Sherri ka agravuar edhe në përleshje fizike dhe më pas Hyseni ka lënë studion.
Të lidhura
None found
Gjithesi ai është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi ka bërë një bisedë me ndjekësit ku pjetet për Alvisën nuk kanë munguar.
Një prej tyre e pyet se cila ishte sakrifica më e madhe që ka bërë për konkurrenten e Përputhen.
“Për këtë pjesë nuk doja të flisja. Por mu kujtua dicka dhe dua ta tregoj. Një fundjavë u nisëm për në një ujvarë diku mbas Shkodrës. Për të arritur të ujvara duhet të ngjisje një mal me këmbë që ishte rreth dy orë larg dhe terren shumë i vështirë. Vajza në fjalë na kish ardhur me taka sepse nuk e dinim që ishte terren i vështirë, kam hequr atletet e mija, ja kam dhënë dhe e kam ngjitur malin pa atlete, zbathur. Pjesa më e vështirë ishte kur e zbritëm malin edhe tani që e kujtoj më dhembin këmbët, ishte aq e vështirë sa në një moment i vesha atletet dhe e mora vajzën në krah deri sa zbritëm malin”, shkruan Hyseni.
“Ishte sakrificë që nuk i vë dot çmim”, shton më tej ish-konkurrenti./albeu.com/

