“Humba kohë në gjëra pa vlerë” Afrona Dika thumbon Bleron pas ndarjen, nuk mungon as përgjigja e këngëtarit

Afrona Dika ka publikuar një thënie në rrjete sociale, përmes së cilës thumbon Bleron, me të cilin thuhet se është ndarë. Ndonëse dyshja, të cilët u martuan në shtator të vitit 2019, nuk kanë pranuar publikisht asgjë, veprimet në rrjete sociale tregojnë shumë për ta.

Së fundmi ajo publikoi në Instastory një postim, në të cilin është shkruar: “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, duke i vënë mbishkrimin: “Kështu është jeta”.

Pas këtij statusi, nuk ka vonuar shumë dhe përgjigjja e Bleros. Përmes një postimi në Instastory, ai ka shkruar: “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”.

Shtuar 13.08.2022 12:30