Keni menduar ndonjëherë se si do të ishte një bashkëpunim mes Ermal Fejzullahut, Majkut dhe Getoar Selimit? Epo nëse s’ju kishte shkuar në mendje diçka e tillë, tre artistët kanë vendosur të na suprizojnë dhe të bashkojnë forcat së bashku.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ermali, i cili ka zbuluar së fundmi se ky projekt është gati pasi xhirimet kanë përfunduar dhe videoklipi pritet të publikohet së shpejti.
Duke pasur parasysh suksesin që kanë të tre artistët, kjo këngë padyshim do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.
Kujtojmë se Ermali dhe Geti kanë bashkëpunuar edhe më parë. Në vitin 2003 sollën bashkë këngën “Vesa” ndërsa në 2010 erdhen me “I kom”.
Po ashtu, Majku dhe Geti kanë sjellë mjaft projekte muzikore, të cilat janë kthyer mënjëherë në hite.
Kujtojmë se ata së fundmi publikuan bashkëpunimin e shumëpritur të tyre, “Hajde te baba”. Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, që mban titullin “Vaksina”.
“Hajde te baba” duket se është një diss i fortë për të gjithë reperët e tjerë dhe nuk e dimë se si do e presin ata. Majk dhe Getoari godasin më së shumti reperët e rinj, të cilët i konsiderojnë si fëmijë dhe pilivesa.
Përsa i përket Majkut, kjo do të jetë hera e parë që ata bashkojnë forcat me Ermalin.