Historia më e fortë e dashurisë në “BB”, Bjordi prek me rrëfimin për Adelën 4 vjet pas ndarjes së saj nga jeta

  1. Adelajda Xhamani u nda nga jeta në mënyrë tragjike në moshë fare të re në 2017-tën nga një atak kardiak.

Por historia e saj me Bjordi Mezini ishte një ndër historitë më të forta të dashurisë në “Big Brother”, të cilën publiku e ndoqi me kërshëri edhe pas përfundimit të show-t.

Ndonëse ata ishin ndarë kur Adela vdiq, Bjordi ka fjalët më të mirë për të.

“Unë dhe Adela kishim vite që ishim ndarë kur ndodhi ajo që ndodhi, dhe rrugët tona ishin ndarë, ishim dy njerëz që kishim ndarë një pjesë të mirë të jetës bashkë, ishim shumë të, rinj dhe gjërat ndryshojnë por po normalisht që e kujtoj shpesh, ka qenë shumë e rëndësishme, ishte një vajzë fantastike dhe nuk e mohoj dot”, tha ai tek “Natën me Aulonën”.


Shtuar 21.10.2021 16:27