Aktorja e njohur Olta Gixhari ka komentuar për herë të parë se si e ka përjetuar daljen nga Big Brother Vip 2.
Olta ka treguar se personi që i ka dhënë më shumë forcë gjatë asaj eksperience ka qenë bashkëshorti i saj, i cili çdo ditë përballej me lajme negative rreth aktores.
“Falënderoj shumë bashkëshortin tim. Ai është një hero! Jo vetëm që ka përballuar urrejtjen që unë pata gjatë kohës së ‘BBV’, por dhe të gjitha lajmet e shëmtuara që kanë dalë për mua. Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen”, ka treguar Olta.