Habit këngëtari Dren Abazi: Vëllai më ka prishur punë…

Këngëtari i njohur Dren Abazi, ka folur në “Top Arena” për jetën e tij personale, ku me sens humori tha se vëllai i ka prishur “punë” me vajzat.

Ai tregoi se për 10 vite i ka dhënë makinës pa patentë. Gjithashtu, Abazi zbuloi edhe shumën që ndodhet në llogarinë e tij bankare.

“Vëllai më ka prishur punë me vajzat se ka qenë gjithnjë më simpatik (qesh). Unë kam leje qarkullimi, e kam marrë me vonesë. I kam dhënë makinës 10 vite pa patentë.

Policët më kanë falur se nuk kam bërë shkelje flagrante. Jam çun i mirë prandaj më kanë falur. Në llogarinë time nuk ka më shumë se 1 milion euro (zëri i së vërtetës nuk e beson)”, u shpreh ai.


Shtuar 4.07.2024 08:55