Habit ish konkurrentja e “Për’puthen”: Nëna e ish-partnerit më rrahu dhe më quajti kur*ë

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen,” Saide Buzi, ka bërë një rrëfim tronditës në programin “S’e Luan Topi,” ku foli hapur për konfliktet e saj të ashpra me ish-partnerin Gerti Gjici dhe nënën e tij.

Saideja ka deklaruar se është përballur me dhunë fizike nga nëna e Gertit, e cila e ka ofenduar rëndë.

“Gjëja që më ka lënduar më shumë ka qenë dhuna fizike nga mami i Gertit. Ajo më mori unazën me dhunë dhe kërcënoi se do thërriste policinë për të më nxjerrë jashtë. Madje, më quajti një fjalë shumë të ulët dhe të turpshme. Më quajti kur*ë. Nuk e di si një nënë mund t’i thotë një fjalë të tillë nuses së djalit të saj. Ishte shumë poshtëruese,” u shpreh ajo.

Saideja gjithashtu tregoi se marrëdhënia ishte përkeqësuar nga dyshimet dhe presioni i vazhdueshëm i familjes së ish-partnerit.

“Tërë kohën dëgjoja histori se si të më nxirrnin jashtë: ‘Do na marrë pasurinë, do bëjë letrat’, thoshte e ëma e Gertit,” tregoi e prekur ajo.


Shtuar 16.11.2024 21:02