Cameron Diaz mund të jetë përdorur si korriere droge pa e ditur ajo.
Këtë aktorja e Hollivudit e ka treguar për podcastin Second life ku ajo foli për fillimet e karrierës së saj.
None found
Ndërsa ajo po kalonte një periudhë të vështirë nga pikëpamja ekonomike, Diaz tregoi se u zhvendos në Paris për të punuar si modele, por doli se nuk ishte aspak e lehtë.
“Isha në gjendjen time financiare më të keqe. Isha atje (Paris) për një vit të tërë, por nuk arrita të gjeja punë. Me përjashtim të një rasti kur mendoj se jam përdorur si korriere droge për në Marok. Të betohem’
Ajo kujton se i caktuan një punë si modele dhe i duhej të udhëtonte në Marok me një valixhe të mbyllur, për të cilën i ishte thënë se “brenda saj ishin ‘kostumet e mia”.
Vetëm kur arriti në aeroportin e vendit dhe iu kërkua të hapte valixhen, ajo filloi të mendonte për të: çfarë dreqin kishte.
“Unë isha ajo bjondja me sy blu në Marok, janë vitet nëntëdhjetë.Kisha veshur xhinse të grisura, çizme dhe flokët i kisha të lëshuara. Më pyeten se çfarë kishte në valixhe. Aty fillova të frikësohesha. U përgjigja: Nuk e di. Nuk e kam idenë se e kujt është.’
Diaz më vonë kuptoi se ajo ishte mashtruar dhe e la valixhen tek zyrtari i aeroportit dhe u kthye në shtëpi në Paris.
‘Kjo ishte e vetmja punë që gjeta në Paris’ përfundoi aktorja.
Ajo që ndodhi për karrieren e aktores ishte se producentët e “The Mask” kishin zgjedhur modelen dhe aktoren Anna Nicole Smith për të luajtur personazhin e Tina Carlyle.
Kur drejtori Chuck Russell pa Cameron insistoi ta punësonte pasi ajo ishte “kontrasti i përsosur me komedianin Jim Carrey”.
Ndërsa tani pas tetë vitesh pauze, Cameron Diaz është gati të rikthehet në kinema me komedinë “Back in action”.
Ekspertët e cilësojnë antikushtetues vendimin e qeverisë që i jep Policisë së Shtetit të drejtën të krijojë një regjistër elektronik…
Sulmuesi anësor i Real Madridit, Yan Diomande, zbuloi se do ta rikthente Cristiano Ronaldon nëse do t’i jepej mundësia të…
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…
Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se…
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një…
France Football, organizatori i Topit të Artë, ka nisur një hetim mbi bastet e dyshimta në platformën kriptovalutore Polymarket. Një…