Aktorja e njohur amerikane, Cameron Diaz është bërë nënë në moshën 47-vjeçare dhe lajmin e bukur e ka dhënë sot me anë të një postimi në Instagram. Cameron ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i ka vendosur emrin Raddix.
Aktorja është bërë nënë pas 7 vitesh lidhje me kitaristin Benji Madden.
None found
“Gëzuar Vitin e Ri nga familja jonë. Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe falenderues të fillojmë këtë dekadë të re duke dhënë lajmin se vajza jonë Raddix Madden ka ardhur në jetë. Ajo na ka marrë zemrat dhe e ka plotësuar familjen tonë. Teksa jemi shumë të lumtur që e ndajmë këtë lajm, ndjejmë edhe një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk do postojmë foto të saj apo të nxjerrim më shumë detaje, përveç faktit që ajo është shumë e lezetshme. Disa mund të thonë se ajo është perfekte. Nga familja jonë tek juaja ju dërgojmë urimet më të mira për Vitin e ri”, shkruan Cameron.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…