“Gratë që lindin 30 vjeç janë plaka”, gjinekologu trazon rrjetin, por balerina i del në krah: Kam ngrirë vezët

Pak kohë më parë bëri bujë deklarata e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi “plaka” gratë që lindin fëmijë në moshën 30 vjeçare. Teksa shumica e grave reaguan kundër dhe ashpër, balerina Isida Mollaymeri i doli në krah teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”.

Isida tha se doktori i referohet orës biologjike dhe se ajo vetë i ka ngrirë vezët e saj për të ruajtur performancën e tyre. Balerina shtoi se në profesionin e saj ajo konsiderohet “plakë” sepse është 35 vjeç.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë.

Profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, tha ajo.tes

View this post on Instagram

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)


Shtuar 25.01.2023 16:39