Modelja Kejvina Kthella, ish-e dashura e të dënuarit me burgim përjetë, Redjan Rrajës, ka rënë preh e një mashtrimi financiar, pasi shoqja e saj, i ka marrë një shumë financiare prej 8 mijë euro.
Anela Osmani nga qyteti i Gramshit është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”, pasi ajo i ka marrë në mirëbesim shumën prej 8 mijë euro modeles Kejvina Kthella.
None found
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të muajit Maj 2026, ndërsa në datën 7 Maj, materiali hetimor ka mbërritur për veprime hetimore në prokurori.
Prokurori i çështjes Bledar Valikaj, ka kërkuar masën e sigurisë detyrim për paraqitje për të ndaluarën Anela Osmani, e cila sipas tij ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” për paragrafin e parë, duke mos kaluar në sjelljen e pasojave të rënda.
Por avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në rastin konkret nuk kishte fare vepër penale. Në fund të seancës gjyqësore gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për Anela Osmanin.
Sipas kallëzimit që Kejvina Kthjella ka bërë në polici, sasinë prej 8 mijë euro ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e punës. Këtë shumë ajo ja ka lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kejvina do shkonte në banesën e të afërmve të saj në Lezhë.
Për shkak se në shtëpinë në Tiranë, do shkonte pastruesja, sasinë e parave e ka hequr dhe ja ka dhënë në ruajtje Anela Osmanit. Kjo e fundit ka marrë shumën financiare dhe sot e kësaj dite nuk ia ka kthyer megjithëse, prokuroria e Tiranës ka nisur një dosje penale për “Mashtrim”.
Anela Osmani, ka filluar të justifikojë Kejvina Kthjellën duke i pohuar kësaj të fundit se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk munda ta hapte kasafortën pasi e kishte harruar kodin e saj.
Mirëpo pas këmbënguljes së Kejvinës, Anela Osmani, ka hapur kasafortën dhe lekët nuk ishin aty. Anela Osmani, ka vijuar sërish me mashtrime, duke vijuar të justifikohet se sasinë prej 8 mijë euro e kishte futur në llogarinë e saj në bankë, por llogaria tashmë ishte bllokuar nga përmbarimi dhe s’mund të kryente veprime tërheqje.
Pas këtyre pretendimeve mashtruese, Kejvina Kthjella, i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar kallëzim penal ndaj shoqes së saj Anela Osmani.
Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe pak ditë më parë ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”./ Syri.net
Përmbytjet shkatërruese që goditën Nepalin, pranë kufirit me Kinën, kanë shkaktuar një katastrofë të përmasave të mëdha. [...]Read More...
Banka qendrore holandeze, DNB, ka zhvendosur 86 ton rezerva ari nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja drejt Londrës, duke e…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski kërkon nga Bullgaria të ekstradojë personin e kërkuar nga policia e Maqedonisë me urdhër arresti,…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj marrëveshjes për zgjedhjen…
Katër australianë të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërruese në Nepal janë gjetur të gjallë nga ekipet e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke e falënderuar për kontributin dhe përkushtimin…