showbiz

Mashtroi Kejvina Kthjellën duke i marrë 8 mijë €, merret e pandehur shoqja e saj, kryeinspektore, Anela Osmani

Anela Osmani, vajza që mashtroi Kejvina Kthjellën, ish-të dashurën e të dënuarit me burgim përjetë, Redjan Rrajës, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit”, duke rrezikuar të marrë një dënim deri në 5 vite burgim.

Vendimi për marrjen të pandehur të Anela Osmanit, e cila tashmë punon dhe si kryeinspektore në një institucion të shëndetësisë Shqiptare, është marrë nga prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ku pas disa muaj hetime është provuar se Osmani i ka marrë shumën prej 8 mijë euro, Kejvina Kthjellës duke mos ja kthyer më.

Të lidhura

None found

Siç rezulton dhe në dosje Kthjella, ka rënë pre e mashtrimit financiar, pasi shoqja e saj, i ka marrë një shumë financiare prej 8 mijë euro, duke i premtuar se do ja mbante por nuk ja ka kthyer më. Në muajin Maj 2026, Anela Osmani nga qyteti i Gramshit është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”. Ndërsa tashmë ajo është marrë e pandehur dhe dosja kundër saj është dërguar në gjykatë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të muajit Maj 2026, ndërsa në datën 7 Maj, materiali hetimor ka mbërritur për veprime hetimore në prokurori. Fillimisht prokurori i çështjes, ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për të ndaluarën Anela Osmani, e cila sipas tij ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” për paragrafin e parë, duke mos kaluar në sjelljen e pasojave të rënda.

Sipas kallëzimit që Kejvina Kthjella ka bërë në polici, sasinë prej 8 mijë euro ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e punës. Këtë shumë ajo ja ka lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kejvina do shkonte në banesën e të afërmve të saj në Lezhë. Për shkak se në shtëpinë në Tiranë, do shkonte pastruesja, sasinë e parave e ka hequr dhe ja ka dhënë në ruajtje, Anela Osmanit. Kjo e fundit ka marrë shumën financiare dhe sot e kësaj dite nuk ia ka kthyer megjithëse, prokuroria e Tiranës ka nisur një dosje penale për “Mashtrim”.

Anela Osmani, ka filluar të justifikohet para Kejvina Kthjellën duke i pohuar kësaj të fundit se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk munda ta hapte kasafortën pasi e kishte harruar kodin e saj.

Mirëpo pas këmbënguljes së Kejvinës, Anela Osmani, ka hapur kasafortën dhe lekët nuk ishin aty. Anela Osmani, ka vijuar sërish me mashtrime, duke vijuar të justifikohet se sasinë prej 8 mijë euro e kishte futur në llogarinë e saj në bankë, por llogaria tashmë ishte bllokuar nga përmbarimi dhe s’mund të kryente veprime tërheqje. Pas këtyre pretendimeve mashtruese, Kejvina Kthjella, i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar kallëzim penal ndaj shoqes së saj, Anela Osmani.

Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe në muajin Maj 2026 ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Tashmë çështja penale kundër Anela Osmanit, është dërguar në gjyq si e pandehur për akuzën e “Mashtrimit”/Syri.net

të fundit

Nikolloski: Bilateral long-term visa agreements are the only route for transport operators to the EU

E vetmja zgjidhje për problemin e transportuesve, qëndrimi i të cilëve në BE është i kufizuar në 90 ditë, sipas…

2 minutes ago

Following opposition within the LDK, Abdixhiku and Kurti hold another meeting

Pavarësisht marrëveshjes së arritur mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për kandidaturën e Bekim…

3 minutes ago

Court Extends Detention of Suspect in Mitrovica Murder Case by Two Months

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit A.S.-së, i cili dyshohet për vrasjen…

3 minutes ago

Kurti at Kosovo’s Tax Administration: The Number of Businesses and Declared Workers Has Increased

Gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar Administratën Tatimore…

3 minutes ago

Customs Finds 20 Rounds of Undeclared Ammunition in Truck Cabin

Zyrtarët Doganorë të Doganës së Kosovës, në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit të…

4 minutes ago

Failure of presidential deal sends Kosovo toward new elections

Zgjedhjet e reja po konsiderohen të pashmangshme, një ditë pasi gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dolën kundër marrëveshjes…

4 minutes ago